>
LETERSISHQIP

Uni Im

Sot për dallim nga ditët e tjera
Vëndosa ti shkruaj unit tim
Unit tim lakmitar e t’pa kënaqur

Uni im që ndryshoi shumë s’fundi
Gjanat e tjerëve iu dukën t’ambla
Ndërsa t’vetat?!
T’zbehta e t’vobekta

Uni im lakmitar, i dëshprum
Dashunia ndoshta t’lodhi ty
Ekzistenca jote më plot pyetje përreth
Qetësohu uni im

Qetësohu t’lutna
Ndoshta gjithçka asht iluzion
Qetësohu se ndoshta shpirti
Me vdekjen paqen e gjanë