>
LETERSISHQIP
Ardit Mehmetaj

Tre Sh-Hat

shqiptari
nëpër shekujt e ashpër u gjakos
n’kështjella t’larta qëndroi e kurrë s’u shemb
besnik ndaj atdheut e kurrë s’u nëpërkëmb

shqiponja
mbi t’gjallë e t’vdekur, kala e rrënoja
shqiponja dykrenare e ngjizur n’gjakun e kuq
simboli ynë, këmisha jonë që nuk shkoi huq

shqipja
gjuha jonë e pastër, e ëmbël, e mirë
gjuhë e qëkurshme që n’shekuj u kalit
i rezistoi perandorive, se thyen stuhitë

shqiptari, shqiponja, shqipja
u bënë ballë furtunave, luftërave e armiqve
s’u shuan, vazhduan ballëlartë
i mbijetuan kohës tre SH-hat tonë të artë