>
LETERSISHQIP
Benjamin Krasniqi

Kam Frikë Nga Mungesa Jote!

Shumë vite ishim dhe jemi bashkë
Gëzim e hidhërim bashkë kemi nda
Sa shumë ëndërra kishim ne, ti ishe engjulli im edhe ende je
Nuk mundëm të qëndroj larg teje, ende në zemër të kam
Asnjë pengesë nuk mund të na ndanë
Zemra ende për ty frymon
Malli më djeg largë teje, nëse qëndroj vetëm një çast
Shumë vite në zemër të mbajta, do të mbaj edhe shumë të tjera
Nuk dua të mendoj se më nuk do të kem
Shumë vite ti dhe vetëm ti ma ngohe dhe ma ngroh zemrën time
Tani po e ndiej dashurinë në zemrën time
Sa më qetëson zërit yt.
Sa më ngroh dashuria jote.
Nuk më mungon asgjë, kur të kam ty pranë.
Kam çdo gjë më nevojitet, kur ti më përqafon.
Të kam ty ilaç të zemrës, vetëm ti më qetëson.
Me çdo gjë mund të mësohem dhe pajtohem,
Por me mungesën tënde asnjëherë.
Nuk mund të qendroj asnjë çast largë teje,
Largë përqafimit dhe zërit tënd.
Largësia nga ti, më përmallon dhe më mërzit
Më mundon vetmia pa ty.
Dua çdo minut ta kaloj pranë dhe në përqafimin tënd.
Vetëm me ty ndihem i plotësuar dhe i freskët.
Me mungesën tënde nuk dua të ballafaqohem asnjëherë,
Sepse atë ballafaqim e humbi në çastin e parë.
Kam frik nga vetmia që më fal ikja jote.
Frikësohem se më nuk të gjej, nëse largohesh njëherë.
Zemra më mbushet boshllëk, kur je largë meje.
Boshllëku dhe frika ime për ty, janë motiv dhe dashuri nga unë.
Me çdo gjë dua të ballafaqohem dhe nuk kam frikë nga asgjë tjetër,
Por me mungesën tënde nuk dua të ballafaqohem, as edhe një çast të vogël,
As sa hap dhe mbyll sytë.
Me çdo gjë mund të mësohem, por me mungesën tënde asnjëherë.
Kam frikë nga mungesa jote,
Trishtohem vetëm ta mendoj e lëre më ta përjetoj.
Kam frikë, sepse të dua aq shumë, sa më dridhet zemra tani,
Vetëm kur mendoj dhe shkruaj për mungesën tënde.
E lëre më ta përjetoj vetmin pa ty
Nuk dua ta përjetoj asnjëherë atë ndienjë.
Je dhe mbetesh në zemrën time.
Ti qetësia ime dhe motivi im.
Të dua dhe nuk dua të jem largë teje asnjë çast.
Asnjë gjë nuk më ngroh më shumë, se prania jote
Asgjë nuk më fal qetësi sikurse ti
Asgjë dhe askush nuk ka vend në zemrën time
Përveç teje e shtrenjta dashuri.
Deri në vdekje mua do më kesh pranë
Të shkruj nga zemra, dielli im që shkëlqen.
28. III .2014