>
LETERSISHQIP
Benjamin Krasniqi

Për Dy Zemra Të Ndara

Nga vuajtja për ty
Rrjedh loti nëpër faqe
Një gozhdë në zemër ngulet
Nga ndarja e asaj nate

Në errësirë lotët pikojnë
Për dy fate që u ndanë
A vërtetë e meritova
Këto plagë ti me m’i dhanë?

Në rrugën e fatit
Derdhen vetëm lotë
Për dy zemra të ndara
E ftohtë është kjo botë.
21. VI .2013