>
LETERSISHQIP
Bilall Maliqi

Kujtime Të Heshtura

Trokite çuditërisht në portën e shpirtit tim
Menjëherë pas ëndrrës
Që më kishte kapluar në gjumin e parë

Më dole me një mal shikimesh të humbura
Brenda pyllit të dendur të kujtimeve

Porta e zemrës së drynosur njëherë s’u hap
S’e çelësin e kishin fshehur muzat
Brenda palëve të mjegullës së lëshuar

Habia më përthekoi tok me një drithërimë
Derisa (më) thirre me një zë psherëtime

Trokite edhe njëherë në deriçkën e zemrës
Ajo u hap ngadalë me një fishkëllimë
Që trazoi grumbullin e kujtimeve të heshtura.