>
LETERSISHQIP
Bilall Maliqi

Uji I Bardhë

Te (ky) ujë i bardhë
Deshta t’ia shpërlaj të zezat kohës

E të ulem pak në prehrin e koritës
Ta përkundi kujtesën në valët e ujit

Them: s’di si ta ndërruan emrin
Kur aty pinin ujë shqiponjat e etura

E di që atë mot "Bella Voda" tha dikush
Që pushtoi si pa kokë këtë tokë

Uji del pandalur nga ai çep
Tok me freskinë e rrënjës së ahut e t’gurit

Uji i Bardhë çdo herë ia lanë faqet kohëve
Tok me erëlehtën e Ostrovicës së lumnuar.

/"Bella Voda"-toponim i huaj i çezmës
afër fshatit Gruhali, komuna e Preshevës/