>
LETERSISHQIP
Bilall Maliqi

Mos Më Lëndo

Mos më lëndo
As mos ma gërvish rreshkën e pjekur
Të plagës së moçme

Ajo (është) plagë malli
Që më ka gërryer deri në asht
E m’ka dridhëruar shpirtin (tim) urtak

Mos më lëndo në këtë ditë
Kur fati i gjunjëzohet motit të trisht
E shpresa preket skajeve të durimit

Se krejt paprtiur
Do të pëlcas cipëza e hollë e durimit
Uni do të ngritet ngrehinë shpëtimi.