>
LETERSISHQIP
Brahim Avdyli

Në Vend Të Parathënies

Qe shtatë vjet
zemrën e shtrydhë mbi ty:

herë më dukesh pak, aq pak
sa fytyrën e zë me duar!

herë më dukesh shumë, aq shumë
sa s’di se ku të të lë!

qe shtatë shekuj shtoj e heq
të njëjtën dhembje, shpresë

e botës për aq kohë
i paska ikur zemra-
s’paska se ku ta vë dorën !

bota! fjalë absurde bota!
shpesh herë më doli si dredhë
për ty-

athua,
pas sa dredhash do të dalësh në dritë!