>
LETERSISHQIP

Derdhur, Zjarresh

Mes zjarreve
shpirtit të saj derdheshin
ngjyrat?
Zbërthyer, mes flakësh
i linte
ndjenjat, një melodi
triumfi apo
moment mes dallgësh
gdhëndur
trurit ja shtrijmë
si det i trazuar
zbarkojnë, energjitë?…
Mbi qëllime
drite dhe drita..?!
Gdhëndur
materies së indekseve
matur
mbi thyesat e saj
në dëndësi
refractometri i provokonin
rrezet…!
Diellore nuk u gjetën
mes krahasimesh
rrënjosur funksinonin
përthithjeve!
Si gjinj të vjelur në
shpresat
e mundimeve i shtroj!
Kaltërsive
ngjyrat…?! E heshtura si
mes hapave të
trishta i shtroja
dëshirave
nuk dua!… T’i rëndoj.