>
LETERSISHQIP

Tej Heshtjeve

Ashtu, i heshtur
mbushem
mistereve!… U lodha
fshehtësisë
këmbëkryq nuk qendrohet
as largësive
mbledhim mundimet?!
Në gjykime
shpirtrash zbërthyer
të ëndura
në zhvillim thashethemnajash
trishtuar
vuajtjeve…! Sa shumë
sa shumë
vuajtjeve i besojmë dh
jo vlerave
mbi të vërtetat
e ngarkuara
dritës!.. Dialogimet
aplikikoja
pa korigjime madheshtie
i qëndroj
dritës, zbërthyer si një
ndëshkim
errësirave nxitoj…!
Νxitoj
të përqafoj dritën dhe
le të mbetem
i zbuluari i dijes në
rrezatime
fantastike dhe në
shkëlqime
drite mbeta, i përqafuari
i dritës
nuk ta dhuroj dritën…!
Si ndëshkim.