>
LETERSISHQIP

Ringjallje

Dëshirave zgjuar
po të ndjej
dhe të qëndroj…!
Mes prekjesh
gjej, njohjet dhe dijet
qëndrimeve:
Ringjalljes, nuk më trëmb
dhe ulem
freski, mes buzëve
të gjej
mbi psheretima
falur
lehtë, mes dashurisë
si mund ti prish
petalet?!
I prek t’i ledhatoj
i zbukuroj
mes shprehjeve
të gjeta!…
Në pasuri të shpirtit
o pasuri
e falur, mes belbëzimeve
mbuluar
shprehjeve, një prekje
si ikonë
e riprodhuar, ndjenjës…?!
Më relakson
shpirtin, mes fantazive
linim
çdo udhëtim dhe një
frymëmarrje
mbi frymëzimet, një ide
dhe trupi ynë
vesonë!… Jo perceptimit
të një egoje
nuk dua të të gjej!
Etikën dhe
karakterin në madhështi
jete, ejani!…
Ejani Merrni Dritë
dritës
së Perëndisë, jetohet.