>
LETERSISHQIP

Puthjeve

Mundimeve ëndeshin
puthjet e saj?
Në një qëndrim
të rrëmbyer
shpirtit, të tharë dhe
të dremitur
dozave…! Linte
revoltat
ndanin, ndërgjegjen
minutave
prej ëndrrave e pa
ndriçuar
mbeti, qiellit të tij…?
Netëve
mbi zjarre pëshpëritjesh
ndante
trurin…? Seksioneve mes
hemisferave
trunore veçonte!
Qëndrimet?!
Në impulsivitet, trupit
i ndaheshin dhe
nxitëshin, qëllimet?!
Nën flakën
përvëluese mendimeve
komplekse
zbërthehej! E heshtura
frenuar
gojës, i tretej, fjala dhe
shprehjet…?
Nuk gjetën krahasim
as mbi ide
nuk gjeti, kohën për
të pushuar
etjeve… dhe dijes!
Intensitetin
e shpirtit u linin në
dështime dhe
dëshirat e thara
mbetën
puthjet, nuk i rrjeshtoj
as mund t’i marr
betimesh të shtirura mbi
provokime
shtrenjtësie pamundësitë!
I abrogoj.