>
LETERSISHQIP

Ftohtë!

Në zërin e saj
ndjeva
dimrin, udhëtimeve
gërryer
acaresh, si mund ta pres
si t’i mbështjell
shpresat, e lodhura
vërtetësitë?!
Intrigojnë, atonive tona
cfilitur dhe
mohuar dobësive!
Përballen
mes urrejtjeve, e trishta
o e imja
o e jona… varfëri!
Na ftojnë:
Në mbivarfëri trishtimesh
sundojnë dhe
na kërkojnë, diellin?!
Tretur
edhe atë e zgjodhën
e zgjidhën
mashtrimeve…!
Nuk e dhuroj.