>
LETERSISHQIP

Shprehje

Tej bukurisë të shpreh
si një krijim
i gdhëndur daltave
qënia jote?
Përsosmërisë më njeh
në gërshëtim
lëvizjesh harmonike
o gërshetim!
O ëmbëlsi e njomësisë
Ç’farë fantazie
më mbështjell, format
e lirisë mbi
kompozimin e krijimit
dritë më
ndizesh dhe iriton
shijen…?
Zbërthyer mundimeve
më josh
përkëdheljeve, rritesh
dhe zgjerohet
rrezja jote, një projeksion
në përkushtim
të bukurisë o madhështi
që më përkul
dhe më përul…!
Krijesës?
Zbutem, krijimit
dritë dhe
dritës joshur, më kreh
fantazitë!
I shtjelloj dhe i gjej mes
mrekullisë
përshtatur, udhëtimet
më të bukura
i gjej mes teje, përtej..!
Krijimesh.