Dionis Xhafa
Borë Dhe Shpirt
Sa e zezë është kjo mbrëmje,
shuhet botë, bëhet hi,
ndizet qielli flakëruar,
hidhet valle në yjësi.
Është hënë e pikëlluar,
pikon gjak dalë-ngadalë,
drapëri sonte është helmuar,
shkumbëzon si një valë.
Kudo këmbët që më shkelin,
ndjej ngashërim dhe amëshim,
bie borë në trotuar,
edhe thellë në shpirtin tim.
Njëherë Zeus se ç’u bëra,
atje lart fort nuk qëndrova,
në ferr poshtë u rrotullova,
si Orfeu me kitarë.
Trup e shpirt krejt i djegur,
qielli u ça, dielli u nxi,
por unë kam këngën time,
edhe timen melodi.
Kudo bota do të ndriçojë,
shpezët lodrojnë nëpër pyje,
universi nis e qan,
e lëshon lot, yje, yje, yje, yje.
shuhet botë, bëhet hi,
ndizet qielli flakëruar,
hidhet valle në yjësi.
Është hënë e pikëlluar,
pikon gjak dalë-ngadalë,
drapëri sonte është helmuar,
shkumbëzon si një valë.
Kudo këmbët që më shkelin,
ndjej ngashërim dhe amëshim,
bie borë në trotuar,
edhe thellë në shpirtin tim.
Njëherë Zeus se ç’u bëra,
atje lart fort nuk qëndrova,
në ferr poshtë u rrotullova,
si Orfeu me kitarë.
Trup e shpirt krejt i djegur,
qielli u ça, dielli u nxi,
por unë kam këngën time,
edhe timen melodi.
Kudo bota do të ndriçojë,
shpezët lodrojnë nëpër pyje,
universi nis e qan,
e lëshon lot, yje, yje, yje, yje.
Komente 0