>
LETERSISHQIP
Dionis Xhafa

Kush Ma Vodhi Fëmijërinë

U ktheva në pallatet e vogla dhe që janë kujtimi im i hershëm,
në ata vende ku kam kujtime të fëmijërisë, piqesha në diell e luaja në atë pikë vape,
fshehtas kur ikja nga shtëpia dhe në pluhur shkoja për kalitje, për të luajtur futbollin,
e gjuri më rrinte më shumë i gjakosur se i shëndoshë, vitet e arta e të lumtura.

E ata ishin tokë e gur i imi në atë kohë, sa shtatin kisha pa rritur, ndërsa
di se edhe më të rriturit kishin ikur për emigrim më shumë dhe se një ditë kthehet "bota",
sot vetë arratisur jam nuk di se ku, ndoshta në kryeqytet të vendit tim apo larg në emigrim në iksha,
di se trupi më është rritur, si fëmijët e vegjël sot nuk luaj dot, nostalgjia mbetet në mendje vetëm.

Do apo nuk do, atë vegjëli që kam kaluar unë, e kalon dikush tjetër sot, ai vret gjurin,
kalon nga fusha në fushë e nga mali në mal, nga kodra në kodër e kudo e ngado,
jeta ecën me shpejtësi e pallatet janë aty, por trupat e të rriturve ikin, lëvizin sa në Europë e Amerikë,
ndërsa rrënjët i kemi të gjithë të njëjta, vijmë nga vendi ku në fëmijëri gjunjët kemi vrarë nëpër gurët e vendit tonë.