Dionis Xhafa
Shpresa E Vdekur
Po, dielli sërish do të lindë në vendin ku ka vdekur shpresa,
se gjithmonë kështu ka qenë, duke pritur Godonë e atë kurrë nuk e kanë parë me sy,
shpresë e vdekur, rrugëtim i humbur, tragjedi e vulosur, marrëzi e përjetuar, truall i harbutërisë,
duke kërkuar pavarësi, Europën tonë, gjenezën, atë të shenjtë liri.
Oh, shpresë e vdekur dhe trazirë e tokës, shqiptarët që vuajnë kudo nëpër botë janë Jeruzalem dhimbjesh,
ata kanë torturën me vete, ndër sy e shpatull, kudo e ngado, europian në deje, duan t’i bëjnë aziatikë prej zorit,
e kështu vijnë e shfaqen frikshëm, trillimet, fashizmat, hijet,
një kufomë, një kufomë është që e hanë rriqrat përditë, vetëm se nuk ia bëjmë mortin.

Më shumë nga Dionis Xhafa
- Përbindëshi Me Dy Kokë
- Turbullira Të Pamundësisë
- Poezi Kushtuar Absurdit
- Heshtja E Rëndë
- Trazo
- Një Komb I Rrahur
- Një Shqiponjë E Plaguar
- Kujtimi I Një Poezie Të Fatos Arapit
- Punëtori I Vogël Sarandiot
- Lot Dhe Magji
- Trup E Shpirt Emigranti
- Zombiet
- Këngë Ndryshe Për Vendlindjen
- Ulërimë
- Korba Dhe Kërma
- Kandrra E Minj
Komente 0