Dionis Xhafa
Refugjati (Monolog I Supozuar)
Një valixhe e kam në dorë, e vjetër është, me rroba dhe ushqim,
e me atë mirë që jam gjallë se mundet që sot të isha unë dhe mos ishte valixhja, por mundet që të ishte valixhja e mos të isha unë,
se valixhen mund ta humbisja në det, kur vija me varkë me vela me vete nga Lindja e Mesme,
por edhe në vend të valixhes mund të vdisja vetë, andaj jam me fat që jam gjallë.
Gëzohem që jam gjallë, por edhe gjallësia do, të hajë e të ushqehet dhe mezi erdha në vendin e premtuar,
ndërsa këtu më kërkojnë letra e dokumente, këtë e atë, si të huaj më shikojnë, sigurisht,
si gjë që nuk duhet të jem, sikur shohin një mur a ndonjë send që nuk ka shpirt,
por ndaluni, iu them se unë jam gjallë, e jam me fat dhe kam shpirt, e kam zemër, e gjak, e ujë, e jam njeri prej mishi e kocke.
Jam fat njerëzor që jam endur nëpër dete të panumërta, duke guxuar, edhe pse në gojë të peshkaqenëve mund të kisha përfunduar,
endur nëpër botë, larg vendlindjes sime, larg njerëzve që dua, që në luftë i lashë, nuk e di a janë gjallë a jo,
dhe kam edhe unë njerëz familje, që dikush në Europë mundet është, dikush rrugës, tjetri se di,
e nëse me ta bashkohem një ditë, paraja s’më askon, ajo më duhet thjesht të jetoj, se do na bashkojë, shpirti, zemra, e gjaku, sigurisht.

Më shumë nga Dionis Xhafa
Komente 0