Dionis Xhafa
Mjerimi Dhe Mallkimi
Mjerim oh mjerim i etërve që e kalojnë jetën varfërisht në shërbim të bijve dhe bijave,
për një të ardhme më të mirë për ta, se vetë vdekur e për së gjalli, në vuajtje të përhershme,
që shkojnë andej e këtej si të rrëmujshëm, si të pirë hera-herës, që nuk dinë se ku janë dhe çfarë bëjnë,
se kanë vulën e së keqes, e të pamundurës, e shëmtirës që e ka emrin varfëri e këputje.
E ku ka mjerim e varfëri, normalisht do të ketë dhe mallkim, e bashkë me të edhe përulje,
mallkim për fatin e zi që e kanë në dorë, për atë fat që shklet si zonjë e zezë në dyer e në dritare, në kanata bën zhurmë të madhe,
është mallkimi i së mjerës, është zëri i së vërtetës, që çirret ndër birucat më të errësuara,
është mallkimi për një fat më të mirë, për të ardhmen e ndriçuar, që vetëm pak dritë ka, pak dritë.

Më shumë nga Dionis Xhafa
Komente 0