Dionis Xhafa
Mësueses Së Parë
Kurora e malit dendur me borë, përmbi atë vend të vogël, por të madh me zemër,
e vinte fije floku bërë si dëborë e bardhë, prej lodhjes, mundimeve, rraspakitjes së përditshme e halleve plot një deng,
e ndër shkronjat e fletores, në abetaren që dridhej prej të ftohtit akull jashtë, në librat që kallkan ndiheshin në çantat tanë,
ndihej vend i mbushur me varfërinë e saj, me nxënësit e vuajtur, që në radhë vinin prej fshatrave anembanë.
Të skuqur kishim fytyrat, hunda bërë akull, me dorashka e çizme, me pallto e xhupa, mësimin ndiqnim ngadalë,
ndër ata klasa të vogla, në mjedisin e ftohtë, që ngrohej nga soba në një cep, nga urdhërat e ashpër e qëndrimi drejt,
ku ndër poezi shkruanim fjalët tona, tema të emigrimit, që vlonin asaj ane, në tragjiken që e donim, si jetën adhuronim, se valët e rënda, ishin udha jonë.
I mbaj mend sytë, qepallat që lodheshin, stilolapsin që në ditar mbante shënimet,
ajo fytyrë që përcillte dhembshuri të thellë e hallet e mëdha, që nuk mbaronin kurrë, si ujët e kroit që derdhet në lumë.
E një ditë u rrita, larguar isha nga vendi ku u nxiva, udhët kisha marrë, njihja rrap e gur, tokë e udhë pa udhë, tragjiken e ngadhënjimet
...u ktheva, e vërejta së largu, mësuesen time, po ato rrudha, po fytyrë e mardhur, rrëfenjat e saj, univers krijimesh.

Komente 0