>
LETERSISHQIP
Donis Lleshi

Minuta Dëshpërimi

Ne me sheh ne shpirte ngujuar
Duke u shkrire atje tej
Eshte deshira e perveluar
Qe me ndez zjarrin neper dej

Ne me sheh me shall mberthyer
Ne erresiren e acarte
Eshe faji i realitetit
Qe ma ben gjithcka te paqarte

Eh more vendi im
Qe te mbaj gjithnje n’kujtese
Emri yt zhgenjimi im
Po renkojme t’gjithe me denese

S’me jep uji e s’me jep buke
Vetem mundohesh t’me marresh zvarre
S’me jep uje as me jep buke
Vec trekembesh me litare

Neper hene neper erresire
Sikur ujqer te uritur
Me lidh duart me zinxhire
Miku im qe se kam pritur

Po ai mik qe i thashe vlla
Po ai mik qe i besova
Po ai mik qe m’dol armik
Qe une kurre nuk e njoha

Vjen nje ze prej erresires
Qe ne zemer drejte godet
Eshte zeri i nje te varferi
Qe ne qoshe vetem ka mbet

Eshte ulerima e nje femije
Qe ky vend ja ka dhuruar
Jane do fjale, krisem lirie
Padrejtsi me mish e thua

Eshte zeri i cdo te riu
Qe mundohet te ike me vrap
Eshte koha e maskarenjve
Qe te vjen pas ne cdo hap

Eshte renkimi i nje te moshuari
Qe dridh male dhe hap dhenè
Eshte britma e cdo shqiptari
Qe vrapon te lere folene

Ah c’na pa syri ne kete vend
Njerez plot pa dinjitet
Pse o njeri nuk ze mend
Vec vrapon per pak pushtet

Qenje te trishta ne vend te mjerueshem
Qe vec presin cfare ju sjell fati
Ne ketu jemi te gjith te ndryshem
E te gjitheve na bashkon inati

Na bashkon kjo nate e zeze
Me shpirte te zi e njerez te zi
Ku cdokush eshte i pabese
Pret te t’vrasi ne pabesi

Eh kohe si erdhe valle
Anembane u valevite
Na shikon ne rralle e rralle
Sikur ferre nga pas na u ngjite

Na u ngjite e s’na leshove
E sa here ecim po na vret
Kur mendoj se nga dole
Them me vete c’na ka gjet

Shembu qiell, shembu toke
Se erdhi dit e marrezise
Shembu qiell e shembu toke
Permbi absurd te nane Shqiperise