>
LETERSISHQIP
Dritan Mardodaj

Lidhja Shqipëtare E Prizrenit

Në Prizren u mblodh Burrnia
Tema e ditës, Shqipëria
U bashkua Ajka Shqipëtare
Për t'mbrojtur trojet amtare.

Për me kundërshtu copëtimin
Në Prizren bënë betimin
Shqipërisë zot me i dalë
Asnjeherë mos me u ndalë.

Abdyl Frashëri mbajti fjalën
: - Shqipërinë kryefjalën!
Mjaft e lamë të ndarë në katërsh
Nga k'ta "fqinjët" tanë të mbrapësht!

Zonjën e hijshme n'Evropë
Mos t'a lëmë më përtokë
Mos t'a lëmë si nënë pa djalë
Por t'a ngrejmë në piedestal!

Foli Ali Pashë Gucia
: - Do mobilizuar Malcia
Do t'i bëjmë ballë çdo tiranit
Dhe traktatit t'Shën Stefanit
Të mbrojmë Plavë edhe Guci
Nga togat e Malit t'Zi!

Ushtaraku Sylejman
: - Do e mbrojmë ne vatanë
Me çdo mjet dhe sakrificë
Do luftojmë në vapë dhe ngricë!

Dhe Mustafa i Gjakovës
Haxhi Zeka i Kosovës

: - Neve jemi shqipëtarë
Dhe nuk bëjmë dallim fetarë!

Ishin burra si qëmotit
Si n'kohën e Kastriotit
Ndaj kjo Lidhje sot jehonë
Dhe shqipëtarët i bashkonë!