>
LETERSISHQIP
Dritan Mardodaj

Linguistikë E Avancuar

Mendësia jote
është tepër klanore
Ndaj dhe mos më bëj
mu si profesore

Merri t'i gëzoç
do doktoratura
Ti ashtu mendon
se matet kultura

Vetëm një idiot
thotë që jam i zgjuar
Ti fjalët e moçme
i paske harruar

Ti qënke linguiste
unë jam kritik arti
T'i lexoj qëllimet
unë ty nga surrati

Ti jeton në ishull
moj çupë e uruar
Unë kontinental
t'kam analizuar

Edhe pse në ishull
ke mungesë pigmenti
Në mungesë të diellit
s'bëhet argumenti

Por prap ti na del
mbron ca antiteza
Dhe pse ku rri ti
s'ndodh fotosinteza

T'i kam parë ca shkrime
që janë globaliste
Ndaj dhe mos na bëj
si nacionaliste

Dhe mos merr guximin
të na japësh këshilla
Ka boll dhe të tjera
kunja dhe fitila

Mendimet e tua
Janë bërë trikotazh
Dhe kjo lloj simptome
Quhet patronazh

E mos t'bëj vaki
t'dalësh me diktat
Teoritë e tua
Janë ploretariat

Shumë paskam harxhuar
me ty minutazh
Meri këto këshilla
bëji tatuazh

Deri më tani
mbase ke kuptuar
Që për ty ky është
Kurs i avancuar!