>
LETERSISHQIP
Dritan Mardodaj

Kult I Ri

Janë ca ndjekës, "kult i ri'
Që jetojnë veç me hajni
Shumë nga t'a mbajnë anën e grekut
Thonë që quhet "kulti i lekut".

Pra këta "ndjekësit e lekut"
N'mes t'Athinës si lejleku.
Si lejleku n'mes t'Athinës
Si në kohë të karantinës.

Si n'perjudhën e Kovidit
Apo kohën e Vilhelm Vidit.
: - Çfarë Vilhelmi, e çfarë Vidi?!
Këta janë "ripjellë" bandilli.

K'ta janë hajna pa parime
Duan vetëm përfitime.
Rreshtohen në rradhë indiane
Për t'marr "paga" mjaft të majme.

Këta sdromsa nuk kanë "gjak"
Kështu tha një kryeplak.
Jo nuk kanë gjak shqipëtari
T'njëjtën gjë, tha dhe i Pari.

Ja shpërbëjnë kromozomin
Me mesazhe grekofoni
Një radio frankofonie
Trumbeton "ripjellë" hajnie!

: - Se kuptoj ç'kanë me shqiptarin?
- A merr vesht kanë "kult" dollarin.
Kanë dollarin dhe evronë
Lider kanë anti - heronë.

Disa t'tjerë me "bitcoina"
Blejnë mandate, uniforma.
"Kulti i lekut", "Kulti i grekut"
"Kulti i kosit dhe byrekut"!