Dritan Mardodaj
Doli Shkurti Hyri Marsi
Doli shkurti hyri marsi
Akoma s'është bërë katharsi
Heq një llum e fut një llum
K'ta janë t'gjithë t'kompromentum.
I hoqën disa ministra
Që drejtohen me kapistra
Disa të tjerë sa i zhvendosën
Se firmosën e vulosën.
Pa ja patur dosjen gati
Nuk i jep post, kujt i gjati
Se gjarpëri qelbet nga koka
Aq e din dhe Ed Paloka.
Na kanë shpik këta ingratë
Disa biçim "oligarkë"
Që janë produkt partiakë
Këta hajna surrogatë.
Duan me mbajt popullin n'gjumë
Dhe të ndershmit të pa punë
I përzejenë nga shtëpia vetë
Këta hajna të vërtetë.
Durrës, Theth, Vlorë e Rrjoll
Erdhi koha t'i thuash boll
S'mbahet populli o kaqoll
Veç me pras e me kërtoll.
E nuk rrehet më me "tituj"
Apo të tjerë "grup kapituj"
Se kanë dalë ca surrogatë
Shpërndajnë "urdhëra kalorsiakë".
Me shumicë e me pakicë
Tjetra bën dhe si "Mamicë"
Ju që derrin bëni "dajë"
Që ju rëntë një murtaj!
Doli shkurti hyri marsi
Akoma s'është bërë katharsi
Këta pjella të regjimit
I'a kalojnë dhe Mylazimit.
Del biçim "opinionisti"
: - Gjermania vend kompromisi
Kanë kurajon këta gjakprishë
Me i hedh baltë Gjërmanisë?!
Muaji mars, pat thënë një plak
: - Është një muaj luftarak
Rrini veshur surrogatë
Pasi jeni t'gjithë për SPAK!
Akoma s'është bërë katharsi
Heq një llum e fut një llum
K'ta janë t'gjithë t'kompromentum.
I hoqën disa ministra
Që drejtohen me kapistra
Disa të tjerë sa i zhvendosën
Se firmosën e vulosën.
Pa ja patur dosjen gati
Nuk i jep post, kujt i gjati
Se gjarpëri qelbet nga koka
Aq e din dhe Ed Paloka.
Na kanë shpik këta ingratë
Disa biçim "oligarkë"
Që janë produkt partiakë
Këta hajna surrogatë.
Duan me mbajt popullin n'gjumë
Dhe të ndershmit të pa punë
I përzejenë nga shtëpia vetë
Këta hajna të vërtetë.
Durrës, Theth, Vlorë e Rrjoll
Erdhi koha t'i thuash boll
S'mbahet populli o kaqoll
Veç me pras e me kërtoll.
E nuk rrehet më me "tituj"
Apo të tjerë "grup kapituj"
Se kanë dalë ca surrogatë
Shpërndajnë "urdhëra kalorsiakë".
Me shumicë e me pakicë
Tjetra bën dhe si "Mamicë"
Ju që derrin bëni "dajë"
Që ju rëntë një murtaj!
Doli shkurti hyri marsi
Akoma s'është bërë katharsi
Këta pjella të regjimit
I'a kalojnë dhe Mylazimit.
Del biçim "opinionisti"
: - Gjermania vend kompromisi
Kanë kurajon këta gjakprishë
Me i hedh baltë Gjërmanisë?!
Muaji mars, pat thënë një plak
: - Është një muaj luftarak
Rrini veshur surrogatë
Pasi jeni t'gjithë për SPAK!
Më shumë nga Dritan Mardodaj
Komente 0