>
LETERSISHQIP
Dritan Mardodaj

T'hunit E T'litarit

Reaguan disa gjakprishë
Për një vilë, që mbajnë si "kish"
Frankofonët ishin të parët
Pritej nga ata kusarët.

Se ç'bëhet në atë rezidencë
Nuk ka fare transparencë
Këta gjakprishur bëjnë teatër
Si "Resident Evil 4".

Bëjnë si të indinjuar
Për një vilë të dëmtuar
Se ç'ndodh n'Vlorë edhe në Durrës
S'duan t'ja dijnë, këta "t'kulturës"
Pjella të nomenklaturës.

Apo në Theth e n'Rrjoll
Mjafton fonde të kenë boll
Dalin dhe me banderolë
Bundrat pa autokontroll.

Gjasme "rezidencë artistike"
Për ripjellën histerike
Shëmb ndërtesat e kulturës
Edhe mbajnë vilën e "Dullës"?!

Nuk është bërë asnjëherë spastrimi
Ka hala pjella regjimi
Kanë dalë hapur në dritë të diellit
Këta këlyshër të Enverit.

Me poste në administratë
Shumë nga ta kanë gjetë rehat
E kanë bërë karikën valë
Se nuk çohen këta t'përdalë.

Vallai, çudi o plak
Këta hajna partiakë
Sikur janë ngjit me atak?!

Thonë që janë indinju
Edhe nga "selia blu"
E din edhe një hajvon
Dhe atje ka frankofonë.

A merr vesht o miku im
Që është dy standardizim
E përçmojnë hala shqiptarin
Për model mbajnë hileqarin.

Mbas bustit direkt po t'them
Ajo vilë duhej shemb
Na e mbakan si "relike"
"Rezidencë artistike"?!

Dalin edhe nga liqeni
Këta ripjella sistemi
Se janë t'hunit e t'litarit
S'ja dëgjuat llafin të Parit!