Dritan Mardodaj
Kodiku I Besëpremit
E merr vesh ç'thanë te Kel Demi?
Ka edhe "kodik" besëpremi
Me ca "kode" futja kot
Bënë "grek" një himarjot.
Dhe me një biçim "dekret"
E bënë himarjotin "grek"
Ec tashti dhe merre vesht
Ë bëjnë lëmsh dhe e bëjnë lesh.
Ky "kodiku" i besëpremit
Është pak si jashtë sistemit
Si për skorjet e regjimit
Dhe për pjellën e mashtrimit.
Nuk ka norma apo ligje
Bëhet vetëm me skuthlliqe
Për karrierë e për ofiqe
Edhe të tjera çifliqe.
Nuk ka t'bëjë me njerëzinë
Ky "kodiku" për hajninë
Po e rrjepin Shqipërinë
Dhe nuk pyesin për pleqninë.
Se "kodiku" i besëpremit
Është një "bug" brënda sistemit
Kuaj Troje "n'qeveri"
Paska qenë më shumë se nji?!
Por është dhe "antivirusi"
Më i lashtë se papirusi
Kundër çdo biçim mashtruesi
Apo tip kompromentuesi.
Është ligji i Kanunit
Kundër hajnit dhe spiunit
Është ligji i Dukagjinit
Për "kodikun" e mashtrimit.
Ky "kodiku" pa strukturë
: - "S'ka për t'zgjat", ka thënë një Burrë.
Ka edhe "kodik" besëpremi
Me ca "kode" futja kot
Bënë "grek" një himarjot.
Dhe me një biçim "dekret"
E bënë himarjotin "grek"
Ec tashti dhe merre vesht
Ë bëjnë lëmsh dhe e bëjnë lesh.
Ky "kodiku" i besëpremit
Është pak si jashtë sistemit
Si për skorjet e regjimit
Dhe për pjellën e mashtrimit.
Nuk ka norma apo ligje
Bëhet vetëm me skuthlliqe
Për karrierë e për ofiqe
Edhe të tjera çifliqe.
Nuk ka t'bëjë me njerëzinë
Ky "kodiku" për hajninë
Po e rrjepin Shqipërinë
Dhe nuk pyesin për pleqninë.
Se "kodiku" i besëpremit
Është një "bug" brënda sistemit
Kuaj Troje "n'qeveri"
Paska qenë më shumë se nji?!
Por është dhe "antivirusi"
Më i lashtë se papirusi
Kundër çdo biçim mashtruesi
Apo tip kompromentuesi.
Është ligji i Kanunit
Kundër hajnit dhe spiunit
Është ligji i Dukagjinit
Për "kodikun" e mashtrimit.
Ky "kodiku" pa strukturë
: - "S'ka për t'zgjat", ka thënë një Burrë.
Më shumë nga Dritan Mardodaj
- Besimtarët E Rremë Antishqiptarë
- Pseudo Disidentët
- Antishqiptarizëm Dikasterial Greko-Franko-Serbofil
- Lufta E Klasave
- Lëre Futbollin, Shif Rrjollin
- T'hunit E T'litarit
- Doli Shkurti Hyri Marsi
- Brënda Llojit
- Kult I Ri
- Klanfisnorët
- Linguistikë E Avancuar
- A Frikë
- Ky Tipja
- 17 Shkurt 2008
- 14 Shkurti, Gjasme
- Filofranku, Grekofil
Komente 0