>
LETERSISHQIP
Dritan Mardodaj

Lufta E Klasave

Lufta e klasave vazhdon
Mos pandeh se ka mbaruar
Me "restart", ka rifilluar
Dhe më e sofistikuar.

Po rikthen "klasën spiune"
I kanë hyrë mirë "asaj pune"
Me bundra "t'sofistikume"
Disa s'dromsë e ca tutkune.

Janë dhe ca patronazhista
Që na bëjnë si "arshivista"
80 vjet kanë zaptu zyrat
80 vjet po ato ftyrat.

Grekofilët e tradhëtarët
Frankofonët, hileqarët
Serbofilët, bukëshkalët
Bëjnë përçarje tek shqiptarët.

Ca të tjerë "kryetarë" bashkie
Çfarë s'i bëjnë k'saj Shqipërie
Ma hajdutër dhe çingie
"Anëtarë bordi" e partie.

Nuk i duan shqipëtarët
mbajnë pushtetin me zagarët.
Horrat, sdromsat dhe tradhëtarët
Pse nuk i degjuat të parët
Që t'i shporrnit hileqarët
Besëprerët dhe kusarët?!

Doli një me kapërdinë
:- Duam paqe, jo dhunim
Dhe t'ardhmen ju kapërdijnë?!
Tash bën si "arkeolog"
Dhe pse është një demagog.

Një çast ju rrejti besëpremi
Dhe prandaj nuk ra sistemi
Madje e kanë "rifreskuar"
Këta hajna të mallkuar.

Pjella e kuqe komunistë
Duke bërë si "arshiviste"
Edhe ti pret more çun
T'hapi dosjet një spiun?!

Paskan bërë një muzeum
Faqekuqt turi majmun
"Shpi me gjethe" n'mes Tironës
Me ju nxjerrë qumështin e nonës.

Deri dje qenë barkëthatë
Sot bëjnë si "aristokratë"?!
Si more kaq shumë u shtunë
Këta "fisnikë t'improvizum"?!

Flasin për konspiracione
Në tv, televizione
Kur i ke në çdo godinë
Hajnat, horrat turiminj.

E merr vesht si qëndron puna?
Gjysma tyre janë spiuna
Pjesën tjetër ngjyrë mavi
E ke t'gjithë në "kryesi".

Edhe "bluja" s'është më mirë
Dhe atje ka faqenzirë
Mos të duket koinçidencë
Që paskan kaq rezistencë?!

Këta hajna hileqarë
Kanë kaq vjet me një skenar
Njëri tjetrin këta mbajnë
Dhe shqiptarët i përçajnë.