>
LETERSISHQIP
Dritan Mardodaj

Brënda Llojit

Se romanet e Gogolit
Më keq lufta brënda llojit
Se "bëmat" e diktatorit
Më keq lufta brënda llojit.

Se beteja e Torviollit?
Më keq lufta brënda llojit
"S'ka si lufta brënda llojit"
Intervistë Veton Surroit.

Monopol dhe ujin e kroit?!
S'ka më keq se brënda llojit
Brënda llojit është një luftë
Midis hajnash ftyrë mazutë.

Brënda llojit tha evlati
Nuk ka besë ai i gjati
Brënda llojit nuk ka norma
Vetëm llapin për "reforma".

Brënda llojt nuk ka kauzë
Ka bundra me "menopauzë"
Brënda llojit nuk ka rregulla
Si të "Pirro",dhe me tjegulla.

Brënda llojit bundra llojit
Bundra llojit brënda llojit
Brënda llojit n'Parlament
Është bërë hajnia trend.

Ka për t'plas një anarki
Brënda llojt ngjyrë mavi.
Brënda llojit ngjyrë blu?
Gjithashtu pra, gjithashtu.