>
LETERSISHQIP
Dritan Mardodaj

Media Medemek

Dalin ca veshgjatë
e hundë përpjetë
Herë në T.V
herë edhe në rrjet.

Bëjnë këta skile
sikur japin lajm
Janë po ata
që mbajnë atë Hajn.

Ca bëjnë si të majtë
të tjerë si të djathtë
E më pas i'a shesin
Sapunin për djathë.

Se shumica e tyre
janë ploretariat
Duan propagandë
që të flejnë rehat!

Ca besëprerë të tjerë
fare të panderë
Në T.V vënë gjoba
se s'u mjafton rroga.

Pasi janë ingratë
edhe besëprerë
Duan rritje rroge
vend në dikaster.

Por ka edhe media
plot me surrogatë
Me pronar të tyre
Biçim "oligarkë"!

Më pas dalin thonë
:-T'a dish o milet
Që e gjitha kjo
qe publicitet!

Pasi këta hajna
edhe të përdalë
Mashtrojnë fare hapur
"Edicion special"!

E publiku thotë
- Hajt mo ça me bo
Ka Big brother sot?
në Fermë kush fiton?

S'po kupton ky popull
Edhe kjo rini
Që po i trajtojnë
krejt si bagëti!

Pasi kjo farë medie
Media medemek
Është po ajo
Që i mban n'pushtet!

Mbushur me buzhele
e me albatrosa
Dhe me faqezinj
e të tjerë sdromsa!

Pasi janë horra
çyryksë edhe hajn
Plot me prostituta
edhe në "Prime time"!