Dritan Mardodaj
Besimtarët E Rremë Antishqiptarë
Akoma s'i zbresin kalit
Tradhëtarët e Shën Palit
Tradhëtarët e Shën Pjetrit
S'pyesin për më të vjetrit.
Hiqen ndjekës të budizmit
Këta pjella të monizmit
I bëjnë dëm nacionalizmit
Këta idhtarët e marksizmit.
Bëjnë si vëllezër myslimanë
Disa njerëz pa taban
Duan pushtet e lakmojnë famë.
Edhe shtrojnë darkë iftari
Kjo ripjellë hileqari?!
S'ka iftar e detergjent
Që e lanë atë kontingjent
Nga mëkati shumëvjeçar
Vjedhës, hajn antishqiptar.
Deri n'palc e kanë vjedh vendin
Dobiçë plot në parlamentin
Na e quajnë edhe sallë
Plot me "derra" ajo stallë.
Ca na shtiren ortodoks
Deklaratat paradoks
Shkojnë nëpër sekte fetare
Me plane qeveritare
Dhe radio grekofonie
Spekulime "klanvllaznie".
Ca na hiqen bektashi
Hyzmeqarë nëpër parti
Sidomos në atë mavi
Pijnë nektar, hanë ambrosi
Dhe nga pas bëjnë herezi.
E të tjerë si protestantë
Me unaza me diamantë
Disa tipa delirantë
E të tjerë injorantë.
Nuk ka kish apo xhami
Që e fal atë ligësi
Një mëkat dhjetëra vjeçarë
Kundër popullit shqiptar.
Edhe nuk ka sinagogë
Që i fal ata "magogë"
Nuk e fal asnjë teqe
Kë ka lind për mesele.
Këta njerëz hileqarë
S'janë shqiptarë as besimtarë
Çdo hajdut në dikaster
Vendin e ka gati n'Ferr!
Tradhëtarët e Shën Palit
Tradhëtarët e Shën Pjetrit
S'pyesin për më të vjetrit.
Hiqen ndjekës të budizmit
Këta pjella të monizmit
I bëjnë dëm nacionalizmit
Këta idhtarët e marksizmit.
Bëjnë si vëllezër myslimanë
Disa njerëz pa taban
Duan pushtet e lakmojnë famë.
Edhe shtrojnë darkë iftari
Kjo ripjellë hileqari?!
S'ka iftar e detergjent
Që e lanë atë kontingjent
Nga mëkati shumëvjeçar
Vjedhës, hajn antishqiptar.
Deri n'palc e kanë vjedh vendin
Dobiçë plot në parlamentin
Na e quajnë edhe sallë
Plot me "derra" ajo stallë.
Ca na shtiren ortodoks
Deklaratat paradoks
Shkojnë nëpër sekte fetare
Me plane qeveritare
Dhe radio grekofonie
Spekulime "klanvllaznie".
Ca na hiqen bektashi
Hyzmeqarë nëpër parti
Sidomos në atë mavi
Pijnë nektar, hanë ambrosi
Dhe nga pas bëjnë herezi.
E të tjerë si protestantë
Me unaza me diamantë
Disa tipa delirantë
E të tjerë injorantë.
Nuk ka kish apo xhami
Që e fal atë ligësi
Një mëkat dhjetëra vjeçarë
Kundër popullit shqiptar.
Edhe nuk ka sinagogë
Që i fal ata "magogë"
Nuk e fal asnjë teqe
Kë ka lind për mesele.
Këta njerëz hileqarë
S'janë shqiptarë as besimtarë
Çdo hajdut në dikaster
Vendin e ka gati n'Ferr!
Më shumë nga Dritan Mardodaj
- Pseudo Disidentët
- Antishqiptarizëm Dikasterial Greko-Franko-Serbofil
- Lufta E Klasave
- Lëre Futbollin, Shif Rrjollin
- T'hunit E T'litarit
- Doli Shkurti Hyri Marsi
- Brënda Llojit
- Kult I Ri
- Klanfisnorët
- Linguistikë E Avancuar
- A Frikë
- Ky Tipja
- 17 Shkurt 2008
- 14 Shkurti, Gjasme
- Filofranku, Grekofil
- Komploti Antishqiptar Filofranko-Grekofil
Komente 0