>
LETERSISHQIP
Dritan Mardodaj

Besëpremi

- Një besëprerë s'bën dot moral
Kështu tha Ferenc Molnar
E thanë "Djemtë e rrugës Pal"
:- Është gjakprishur, i përdalë!

Një besëprerë s'mund t'japi men
E dijnë t'gjithë në "Ali Dem"
Është hajn dembabadem
Shpirtëzi, zemër verrem.
Te "Palpoçja" që të gjithë
E mallkojnë: Folt me gisht!

Se besëpremi është ashtu
Hileqar dhe kuturu
E ka mëndjen të bëi shfaqje
Budall fshati, budall lagje.

Ja që ka edhe të ngjarë
Që besëpremi t'shtroi iftar
Është investim i radhës
Dhe vazhdim i propagandës.

Se besëpremi o milet
Hiqet edhe si "profet"
E përdor fenë për dekor
Duke vjedh n'këmbë edhe n'dorë
Që të hiqet si faktor.

Nuk don men dhe as kalem
Për të fëlliqurit besëpremë
Është kollaj me mbajt pushtet
Duke shit sovranitet.

Bën takime "promovime"
Dosjet gati, kërcënime
Kuota "rozë" "emancipime"
Video, raporte intime.

Por është dhe dyfish besëprem
Kush e ndjek atë verrem
Se besëpremi ka "harem"
Të mbushur plot me besëpremë!

Se janë hajna parveny
Pra janë besëprerë x2
I ke dhe në parlament
Qënka goxha "koeficient"?!

Ajde çuna u hap "Bet"-i
Për besëpremë vë bast mileti
"Qeverri" apo tip "mreti"?!
Për besëpremët kryehajn
Ka edhe baste online!

Që t'a dini o shqiptarë
Këta me vendin luajnë kumar
Shpërndajnë troie dhe hektarë
Sikur me qenë sundimtarë.

Se besëpremit o vëlla
I duket vetja "pasha"
Si dhe gjithë shpura e tijë
Bën "fisnikun" në Shqipëri.