>
LETERSISHQIP
Dritan Mardodaj

Dom Kelmend Spaçi

Për ditë Pashke në Gllogjan
Vajti shkjau me karvan
Ditë e dielë 4 prill
U mbush vendi me katilë.

Shkuan serbët me milicie
Dhe metoda terroriste
Bash në kishën e Gllogjanit
U fut pjella e shejtanit.

I thanë: - Prift tash po m'i ndan
Katolikë nga myslimanë!
Katolik't do t'i lirojmë
Myslimanët e dijmë ne ç'bojmë!

- Çfarë po thua o mjeran
Këtu janë të gjithë alban
Neve jemi shqipëtarë
Dhe nuk bëjmë dallim fetar!

Nëse doni me vazhdu
Së pari m'qëlloni mu
E pastaj motrat e nderit
Por do shkoni ju drejt Ferrit!

Forcat serbe u hutuan
Dom Kelmendin kur dëgjuan
- Ç'ti bëjme ne këtijë kleriku
Që s'e tut automatiku?!

Ky kleriku si kreshniku
Zbrapsi serbin o lum miku!
U tërhoqën me ngadalë
Si qeni me bisht ndër shalë.

I shpëtoi të gjithë albanët
Katolikë, dhe myslimanët
Dom Kelmendi Dom Kelmendi
Nuk harrohet testamenti.