>
LETERSISHQIP
Dritan Mardodaj

Protesta E Shkupit

U bashkuan tre Fakultete
Sa për katër Vilajete
E nisën nga Ura e Gurit
Me i dalun zot flamurit!

Bash u mblodh rinia e Shkupit
Kundër hajnit e mashtruesit
Kundër sllavit dhe bullgarit
Nuk harron gjaku i shqiptarit!

I kujtuan atij të "fortit"
Edhe Marrëveshjen e Ohrit
Atij hajni të "drejtësisë"
Shumë racist dhe shovinist.

Ai gjakprishur "kryelartë"
Nuk përmbush asnjë standard!

- Mos m'a prek Gjuhën e shqiptarit
Të dëshmorit, atdhetarit
Këtu kanë lerë të parët tanë
Juve erdhët si çobanë!

S'mundet pjella hileqare
Me mohu Gjuhën Shqiptare
S'është larg 27 janari
Nuk harron kollaj shqiptari!

Këta sllavë minoritarë
Fort të dhjerë por dhe krenarë
Të shastisur dhe të marrë
T'i bëjnë zap Kombit Shqiptar?!

Kjo nuk duhet toleruar
Gjithë shqiptarët të bashkuar
Nuk lemë ne vëllezërit tanë
Çohu Prishtinë, e çohu Tiranë!

Çohu shqiptar mos u ndal kurrë
Ec përpara me Flamur!