Dritan Mardodaj
Sharlatanët Akademikë
Sharlatanët ka thënë frati
Kanë marrë "Guiness dei primati"
Jo për rekorde mor çun
Por për qënje,për majmun.
Këta skuthë antropomorfë
Shiten për një kosh a shportë
Me mango apo banane
Çështje e thellë vegjetarjane.
Del majmuni medemek
Në TV i ngref si mbret
Hedhin tym edhe dyshime
Për Shqipërinë, vetëm ngatërrime.
Këta çunakë ngatërrestarë
Deri dje qenë barkëtharë
Dhe tash ngrehen si të parë
Për "komshiun" hyzmeqarë.
Edhe fryhen këta bandilla
I bien gjoksit si gorilla
Dhe King Kongu pati thonë
Këta qënkan krejt hajvonë?!
Ku dijnë këta,pat thënë evlati
Ç'është argumenti a debati
Mjafton kontot t'qarkullojnë
Dhe vazhdojnë të spekulojnë.
Që t'i biem shkurt mor çun
"Dekorata" paskan shumë
Hëm me lisa, qiparisa
Dhe portret si "Mona Lisa".
Nuk e dijnë ç'është oponenca
Jena neve,thonë, "vetë shkenca"
Pasi këta janë more mik
"Majmunër akademikë"!
Kanë marrë "Guiness dei primati"
Jo për rekorde mor çun
Por për qënje,për majmun.
Këta skuthë antropomorfë
Shiten për një kosh a shportë
Me mango apo banane
Çështje e thellë vegjetarjane.
Del majmuni medemek
Në TV i ngref si mbret
Hedhin tym edhe dyshime
Për Shqipërinë, vetëm ngatërrime.
Këta çunakë ngatërrestarë
Deri dje qenë barkëtharë
Dhe tash ngrehen si të parë
Për "komshiun" hyzmeqarë.
Edhe fryhen këta bandilla
I bien gjoksit si gorilla
Dhe King Kongu pati thonë
Këta qënkan krejt hajvonë?!
Ku dijnë këta,pat thënë evlati
Ç'është argumenti a debati
Mjafton kontot t'qarkullojnë
Dhe vazhdojnë të spekulojnë.
Që t'i biem shkurt mor çun
"Dekorata" paskan shumë
Hëm me lisa, qiparisa
Dhe portret si "Mona Lisa".
Nuk e dijnë ç'është oponenca
Jena neve,thonë, "vetë shkenca"
Pasi këta janë more mik
"Majmunër akademikë"!
Komente 0