>
LETERSISHQIP
Dritan Mardodaj

Komploti Antishqiptar Filofranko-Grekofil

Filofrankët faqezinj
I kanë rekrutuar që femijë
Paris,Lilë edhe Sorbonë
Për keta çerra dhe hajvonë
Që në lice po ju them
Bursa për ata besëpremë

Financim frankofilie
Për këta bundra dhe çingie
I fryjnë me pas me elozhe
E më pas i ftojnë në lozhe

Sekte,rite ceremoni
Hiqen këta "vëllazëri"
Që janë rritur me hajni
Filofrëngët derëzinj?!

Është çudi dhe paradoks
Janë dhe filo-ortodoks
Këta bandilla dhe mashtrues
Janë edhe fetarizues

Vetëm se janë dhe gjakprish
Me plane shkojnë dhe në kish
E kanë thjeshtë për alibi
E i thonë "bashkësi"

Hedhin fonde edhe pare
Vetëm për çështje fetare
Pasi janë këta hileqare
Kundër Rilindjes Kombëtare

Pra me diskurse fetare
Si në kohëra mesjetare
Me na kthy 500 vjet mbrapa
Këta hizra dhe "non grata"?!

Se nuk pyesin për miletin
Veç luftojnë identitetin
Pasi këta hileqarë
Kanë identitet fetarë
Janë pra dhe grekofil
Dhe majtistë me karafil

Nuk e dijnë çdo t'thotë Shqiptarë
As identitet Kombëtar
O më saktë bëjnë sikur s'dijnë
Ndaj janë horra faqezinj

Pra janë kundër Shqipërisë
Këta pjella të partisë
I përçmojnë shqiptarët mbarë
Edhe hiqen si të parë
Këta laro kokëpalarë
Që kanë hajnin për kumbar

Ndaj milet mos rri tu fjet
Shqiptarisë dili zot vetë
Çdo qytet të përkujtoi
Rilindasin që trashëgoi

Dhe bashkia është hajni
S'do me ditë për shqiptari
E pamë mirë n'qytetin Shkodër
E kanë bërë bashkinë si lodër

Ishte një vit jubilar
Për Rilindasin shqiptar
Pashko Vasën këta të pabesë
Na e lanë në harresë

Dhe spiuni i mërgimit
"disidenti" i regjimit
Ka shkruar kundër Naimit
Për hatër të frankofilit
Një roman të koduar
Paksa të sofistikuar
Ja që ka paska dalë zbuluar
Ky që shajti gjithë miletin
Ka dalë dhe kundër profetit

Mësonjtoren këta merhumë
Na e nxorren të "papunë"
E kthyen këta t'përdale
Me status "muze lokal"

Hoqën edhe Urdhërin e lartë
Naim Frashëri, për meritë në art
Edhe vunë këta muzhikë
Biçim "lis akademik"

S'është fare ekzagjerim
Që ta quash komplotim
Janë bërë faktet mullar
Edhe dosjet si hambar!