>
LETERSISHQIP

Të Më Falni

Unë nuk linda me kēmishë,
As në kokë s" kisha kurorē,
Punës kurrë si bëra bisht,
Qiellin kurrë s* kapa me dorë.

Dhe urreva ndonjëherë,
Ndoshta edhe më urryen,
Siç njoha njerëz të pavlerë,
Njoha dhe nê ar të lyer.

Ndonjëherë dhe fola kot,
Sigurisht që kam lënduar,
Kupën shihni gjysëm plotë,
Tē mē falni, në kam gabuar.

Unë nuk linda në saraje,
As saraje, s" bëra dot,
S" ju përshtata kësaj dunjaje,
As nuk I përshtatem dot!