>
LETERSISHQIP

E Kopsitur

Ti je
Ai syri i çuditur
Për kopsën e këputur
Nga aty ku sikleti është me gjithmënd siklet.
Ti je
Ai syri i kënaqur
Për atë që ka parë e shijuar kopsës më përtej
Nga dëshira për sϐidë të vërtetë.
Ti je
Ai syri i trishtë, i panginjur një jetë
Ndërsa kopsës që bie i hakërrehesh
Më mirë që ike vetë...
Ti je
Ai syri xheloz, që më puth gjithandej
Dhe më ruan prej të tjerëve, nga puthjet me sy
Mos më vdis duke dashur, le të bjerë kopsa...
Unë banoj tek ty!
Kopsitur pas teje më mban dashuria
Dritë në sy...