>
LETERSISHQIP
Eliverta Kanina

Ditët Kaloj…

Ditët kaloj me buzëqeshje fëmijësh
Me bekime nëne, sakrifica që dhembje lënë pas
Me ofshama babai që me jetën, së shijuari s’ngopet
Dhe jetën nëm orë e çast…
Një fjalë të mirë gjithkujt i them
Edhe diçka më shumë kur mundësi gjej
Bëj mirë për tu ndier mirë në shpirt edhe vetë
Të tjerët qetësoj për tu ndier e qetë…
Urrejtjes, pelhinin ia ëmbëlsoj
Në sy e shoh, pa frikë e buzagaz
Mëkoj dashuri, nuk ushqej maraz
Gjithkujt s’i jepem, vetvetes i përkas!