>
LETERSISHQIP

Muzëmbarsur…

U putha me qiejt, flirtova me Zot
Me pulsin e Tokës të rraha në gjoks
Të çmova më tepër se malet përqark
Isharet më bënë të lidhur në varg
Rrjedhave të kaltra me ujë bore rrodha
Më mbinë sythe vargjesh teksa lule mblodha
Gjethet ma gjelbëruan rreth gjinjëve mallin
Mes tyre e fshehur ta fsheha mëkatin
Shtrojave të gjelbra, majave shkumëbardhë
Mu desh të duheshim, ethshëm e rishtarë
Mes Tokës e qiellit ne të dy të marrë
Poshtë e përpjetë, nuanca e shije
Sprovohu në diell e paqtohu në hije
Të bukurën e lodhëm gjer na çlodhi mirë
Ylberë qiellorë na dehën pa pirë
Natyrën kuptova, s’donte vetëm sy
Pas saj u magjepsa
U mbarsa me ty…