Elona Musaj
Fundi
Ishe ti, isha unë
apo ishim të dy
që deri dje flinim gjumë?
Akuzat nga goja
rrjedhin si lum,
gabime përsipër kemi pa fund.
Por faji dihet,
si gjithmonë jetim,
mundohemi së koti të gjejmë arsyetim.
Filloi, mbaroi, kaq e pati,
sa lehtë është të thuash,
-"kështu e deshi fati".
Rrobat mblidhen, valixhet bëhen gati,
dhe kur jashtë del nga dera,
lejon që fryma t'a përplasi...
apo ishim të dy
që deri dje flinim gjumë?
Akuzat nga goja
rrjedhin si lum,
gabime përsipër kemi pa fund.
Por faji dihet,
si gjithmonë jetim,
mundohemi së koti të gjejmë arsyetim.
Filloi, mbaroi, kaq e pati,
sa lehtë është të thuash,
-"kështu e deshi fati".
Rrobat mblidhen, valixhet bëhen gati,
dhe kur jashtë del nga dera,
lejon që fryma t'a përplasi...
Komente 0