>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

Mungon

Ulur pranë dritares
me sytë nga dera,
më duket se kalon
sa herë që fryn era.

Ti më ndjek kudo,
dhe pse nuk je më,
me thonj shpirtin ma gërvisht,
s'më lë të nxjerr zë.

Heshtja që le pas
frymën po ma merr,
më shtrëngo në fyt,
zërin po ma çjerr.

Pyes veten: dhe sa kohë
do të jem rob e jotja?
Mungesën tënde mos me ndi,
a do t'jem ndonjëherë e zonja?