>
LETERSISHQIP

Nganjëherë

Nganjëherë vetëm
don t'a kalosh kohën,
të rrish gjith' ditën n'shtrat
dhe mos t'mendosh për orën.

Nganjëherë dhe fryma jote
duket sikur t'pengon,
të zhurmon gjithçka
që përqark të rrethon.

Nganjëherë retë e zeza
ditën t'a bëjnë të zymtë,
nuk është moti i keq
por shpirti i zhgënjyt...