>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

Djali Nga Kosova I

Një mbrëmje me shoqe n' teatër shkova
e pa pritur sytë e një djali takova.

M' rrëmbyen menjëherë e mendjen ma morën, me shikimin si magnet drejt tij m'tërhoqën.

I ndjeja sytë e djalit që vjellurazi m'shikonin por kokën s'e ktheva, përmbaja emocionin.

Në çfarë torture kaluan ato momente,
teatri e pati, mos më pyetni për komente.

Kur shfaqja mbaroi dhe dritat u
ndezën,
sytë e tij dhe t'mitë përsëri u ndeshën.

Njerëzit filluan t'ngrihen e përjashtë të dalin, n'ato momente e humba dhe djalin.

Gjatë rrugës për n'shtëpi gjithë kohës e mendoja, mora vesh që djali ishte nga Kosova.

Por ç'rëndësi kishte nga cili vend vinte,
m'kishte godit aq fort sa mendja s'ma priste!