>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

S’e Njoh Veten

Gjërat kan' ndryshuar,
asgjë s'është si më parë,
s' buzëqeshi më e ngazëlluar,
nuk lul'zon për mu behar.

Tash n' pasqyrë
e shoh një tjetër,
që aspak
s'ngjan me t'vjetrën.

Si ka mundësi
kaq shum' t'kem ndryshuar,
ku kam qenë deri tani
që s'e kam dalluar?