>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

Përrallë Dashurie

Na ishte një herë, një goc e një çun,
që ditën e parë kur u pan',
e deshën njëri tjetrin shum'.
Çuni jetonte larg vendit tij
që ish dasht' me e lën' me njëqind merzi.
Ditët e muajt i rridhnin si lum,
brengat çdo her' i rriteshin më shum'.
Vërtet keq ndihej djali,
e vetmja shoqni për të ish mërzia e malli.
Kur nostalgjia për vendlindje ishte gati duke e mbyt, një vajz' e re i kalon afër e menjëher' ia çel sytë.
Si flladi i pranverës ajo i duket djalit,
që me frymën e lehtë ia freskonte ballin, me lëvizjet e bukura si t' ishte flutur e bën djalin t'ndihet i gjalle e i lumtur.
Një magji shum' t'fort' kish' përdorur Zana, dashuria e saj kish' qenë arma,
me hijeshitë magjepse djalin e kish mahnit, me e bë prap t'lumtur ia kishte arrit.
Si një përrall' që përfundon me mirësi,
vajza e djali s' u ndanë kurr' deri n'pë rjetësi...