>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

Festa E Mësuesit

Në ditën e shtat' marsit
mendja tek ti m'shkon,
babi im i dashur,
mësuesi Gon.

M'kujtohen fletoret
kur natën i korrigjoje,
si s'kurseje yje
kur nxënësit i vler'soje.

Fëmijët dhe pse t'vegjël
fjalën t'a degjonin,
me prind gjthmon' dakord
se punen t'a respektonin.

Kanë kaluar vite
tani je n' pension,
nxënësit e rritur burra
ndodh që i takon.

E di që t'bëhet qejfi
e shumë t'emocionon,
kur si t'ishin fëmi,
m'su's Goni prapë të thonë.