>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

Ina

Nganjëher' m'dukesh e egër,
si lulja që rritet n'shkëmb;
nganjëher' m'dukesh e brishtë,
si gjethja e re që rritet n'rrem!

Nganjëher' je plot ngjyra,
si flutur më ngjason;
nganjëher' flet aq ëmbël,
si zog që cicëron!

Nganjëher' je si val't e detit,
që gjat 'verës të freskojnë;
nganjëher' je si bora e parë,
që zemrat e f'mijëve i gëzon!