>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

Heroi Im

Kur dhimbjet e forta
trupin ma pushtonin,
pranë meje ishe ti.

Kur rënkimet e zgjatura
veshët shurdhonin,
pranë meje ishe ti.

Kur netët pa gjumë
filluan t'bëheshin shumë,
pranë meje ishe ti.

Kur frika e poshtër
lozte me mua, si me lodër,
pranë meje ishe ti.

Çdo herë ti
m'ke qëndruar afër,
gjthmonë me dashuri e zemër t'pastër.