Elona Musaj
Dua T'jem Prape Unë
Asnjëherë nuk do t'mendoja
se do t'ndërroja jetë n'atë mënyrë,
një ditë m'u desh emrin tim me e shly. Jetonim në kohë shumë t'vështirë
kur armiku aspak s'kishte mëshirë,
t'qëndronte aq afër, sa t'frymonte
në fytyrë.
E njoha dashurinë gjatë atyre viteve,
ishte gati e pamundur në sytë e
t' gjithëve.
Por ndjenjat nuk pyesnin për dhunë e presion, e vështirësit' e shumta veç e rritën at' pasion.
Prej asaj kohe mbaj në kurriz
peshën e emrit tjetër,
asnjëherë e lirë deri n' fund,
se vetja m'duket gënjeshtër.
S'jam mosmirënjohese e gjithmonë
kam me falenderu, për mundësinë që m'u dha ato kohë me i përballu.
Por tash ka ardh' koha lëkurën time prap' me e vesh, me i ndreq të gjitha gjërat e çdo gjë me e pru n'vend.
Se jam lodhur shumë duke mos qenë vetvetja, në kët' formë hibridi më shkoi e gjithë jeta...

Komente 0